Nënshkruhet marrëveshja për programin e përbashkët master në Shkenca Politike - Integrim dhe Qeverisje (PoSIG)

12 Korrik 2023
SHARE

Marrëveshja për programin e përbashkët master në shkenca politike – integrim dhe qeverisje është nënshkruar sot nga rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, dr. Qerim Qerimi. Dr. Franz Kok, drejtori ekzekutiv i konsorciumit PoSIG dhe znj. Rexhepi nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë - UP ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes.

Përveç Universitetit të Prishtinës, partnerë të përbashkët në këtë program master janë: Universiteti i Salzburgut (PLUS), Universiteti Kiril dhe Metodi në Shkup (UKIM); Universiteti Europian i Tiranës (UET); Universiteti i Tiranës (UTIR); Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT); Universiteti i Sarajevës (UNSA); Shkolla e Sarajevës e të Teknologjisë Shkencore (SSST); Universiteti i Triestes (UTri) dhe Universiteti i Malit të Zi (UMO).

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, e cila krijoi një program të përbashkët master në PoSIG, do t'u mundësoj studentëve nga institucionet partnere të arsimit të lartë (IAL) të zhvillojnë mundësi ndërkombëtare.

Programi i përbashkët master do të ofrohet për një periudhë 2-vjeçare, ku studentët e institucioneve partnere do të studiojnë dy semestra në universitetet e vendeve të BE-së, ndërsa dy të tjerët në universitetet e vendeve të rajonit.