"Propozimet urbane inovative për Qendrën e Prishtinës" është një nga modulet më tërheqëse të ofruara si pjesë e Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës nga profesorët Christian Moczala nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Dortmund dhe Violeta Nushi nga Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.
I gjithë moduli iu kushtua hapësirës në kampusin e Universitetit të Prishtinës dhe perceptimeve të studentëve për të.
Një sërë pyetjesh të cilave studentët duhej t'u përgjigjeshin u ofruan gjatë modulit të zhvilluar. A ju pëlqen shumë kampusi? Si e përdorni kampusin? Në dritën e përvojave tuaja, cila mendoni se është çështja më e madhe në kampus? A ndiheni të sigurt në kampus? Çfarë do të ndryshonit në kampus nëse do të kishit fuqinë për të bërë ndryshime? Kërkime të tilla u bënë në një përpjekje për të përfshirë një spektër më të gjerë studentësh për të kuptuar më mirë se çfarë mund të ndryshohet në inovacionin urban të kampusit.
Në këtë modul, studentët vendas dhe ndërkombëtarë të UVP-së vazhdojnë t'i paraqesin këto të dhëna dhe risi në universitet dhe kampus duke zhvilluar një kuptim të procesit të projektimit urban dhe duke zhvilluar teknika për t'i zgjidhur këto me mjetet e arkitektëve dhe planifikuesve urban.
“Propozimet urbane inovative për Qendrën e Prishtinës” është një nga 14 modulet që po ofrohet këtë vit në edicionin e 22-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.