Prezentimi i Fakultetit Filologjik: Një sferë e gjërë e gjuhëve, letërsisë dhe kulturës së ofruar

11 Korrik 2023
SHARE

Fakulteti Filologjik në Universitetin e Prishtinës prezanton një sferë të larmishme programesh, duke përfshirë gjuhët dhe letërsinë vendore e të huaj.

Në kuadër të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, në ambientet e tij, maturantët patën mundësinë të informohen për programet dhe kurrikulën e tij nga profesorë, studentë të këtij fakulteti si dhe stafi i tij.

Përmes një serie videosh të shkurtra, Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës ka shfaqur në pah aktivitetet e tij bashkëpunuese, ndërveprimet  me institucione, grupe dhe studiues të tjerë akademikë brenda dhe jashtë vendit.

Një nga departamentet e shumta të këtij fakulteti, departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe prezantoi këto dy departamente, kurrikulën e tyre dhe mundësitë që disponojnë studentët.

"Fotografia e Dorian Gri" nga Oscar Wilde, " Krenari dhe paragjykim" e Xhejn Osten dhe " Një këngë feste" nga Charles Dickens janë vetëm disa nga romanet e lexuara nga studentët e departamentit të gjuhës dhe letërsisë angleze e që përbëjnë materialet e departamentit të tyre e që ata kanë sjellë në prezantimin e departamentit. Ata gjithashtu ekspozuan punën e të gjithë studentëve të këtij departamenti, të ekspozuara në dy video të shkurtra, si dhe hulumtimin e bërë nga studentët e vitit të katërt të këtij departamenti në fushën e integritetit akademik. Studentët sollën edhe revista të shtypura me ilustrimet e tyre, të cilat përfshijnë çështje të paprekura deri më tani e që sfidojnë shoqërinë, si dasmat tradicionale boshnjake, fakte për barinjtë dhe gratë që kanë thyer barrierat në Kosovë, si gratë e Krushës së Madhe.

Përveç kësaj, maturantët  patën mundësinë të kuptojnë një kuptim gjithëpërfshirës të idiomave të mësuara në lëndën e idiomatikës, si dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të dhënë reagime konstruktive dhe për të pranuar në mënyrë efektive kritikat. Kjo u ka mundësuar atyre të përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit dhe të komunikimit.

Gjatë prezantimit të Fakultetit Filologjik, të pranishëm ishin edhe profesorë dhe studentë nga Departamenti i Orientalistikës, ku prezantuan programin e tyre para maturantëve të rinj. Ata gjithashtu shfaqën kilografin arabe të Ejmen Hasanit nga ky seksion.

Departamentet e gazetarisë, gjuhës turke, gjuhës frënge dhe gjuhës gjermane që u përfaqësuan në këtë prezantim, ofruan një gamë të gjerë informacioni mbi kurrikulat e tyre si dhe fletushka të shtypura për këdo që ishte i interesuar të mësonte më shumë.

Ndër të tjera, departamenti i gjuhës gjermane u ofroi maturantëve mundësinë për të marrë pjesë në një lojë kahoot që testonte të kuptuarit e tyre për Gjermaninë, zonën përreth dhe gjuhën gjermane.

Katër studentë nga departamente të ndryshme u mblodhën për të diskutuar mundësitë e ofruara nga Fakulteti Filologjik në Universitetin e Prishtinës si pjesë e këtij prezantimi të fakultetit për një vështrim më të thellë.

Fakulteti Filologjik ofron 9 programe studimi: Gjuhë Shqipe, Letërsi Shqipe, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Gjuhë dhe Letërsi Turke, Gazetari, Orientalistikë dhe Ballkanistikë.

Në Fakultetin Filologjik gjenden edhe disa qendra dhe institute, ndër të cilat: Qendra e Gjuhëve, Qendra Frankofone, Laboratori i Medias dhe Instituti i Medias.

Për informacione të tjera rreth Fakultetit Filologjik dhe mënyrën e aplikimit në këtë fakultet, klikoni në lidhjen:

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,2213