Diskutimi i rektorit Qerimi për "Rolin e Universitetit të Prishtinës në tejkalimin e sfidave nëpër të cilat po kalon shoqëria kosovare"

07 Korrik 2023
SHARE

Në debatin e organizuar në bashkëpunim me Drejtësia 2300, në kuadër të këtij edicioni të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, i ftuar ishte rektori i Universitetit të Prishtinës, dr. Qerim Qerimi.

Rektori Qerimi mori pjesë së bashku me prorektoren Llullaku, në debatin e moderuar nga Gent Bunjaku, student i Fakultetit Juridik, për të diskutuar temën " Roli i Universitetit të Prishtinës në tejkalimin e sfidave nëpër të cilat po kalon shoqëria kosovare”.

Rektori ka folur me studentët e Fakultetit Juridik dhe të departamenteve të tjera në UP për mundësitë që Universiteti i Prishtinës ofron për të rinjtë, të cilat ndikojnë në mbarë rritjen e vendit. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e UP-së në ofrimin e informacionit dhe shkathtësive që u nevojiten studentëve për t'u përballur me vështirësitë e papunësisë, drejtësisë, mjedisit dhe çështjeve të tjera të komunitetit.

Së bashku me rektorin, studentët patën mundësinë të diskutojnë shqetësimet përkatëse si dhe ato që lidhen në mënyrë specifike me studimet e tyre në UP. Ata vlerësuan gatishmërinë e rektorit për t'i dëgjuar dhe për të paraqitur zgjidhje për çështjet që i shqetësonin.