Moduli në UVP për arkitekturën kompjuterike dhe sistemet u ligjërua nga profesorët Afzaal Abbasi dhe Kabashi

07 Korrik 2023
SHARE

Në kuadër të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, prof. dr. Aaqif Afzaal Abbasi, nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë Huazhong, Wuhan, Kinë dhe prof.asoc. dr Qamil Kabashi, nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës kanë zhvilluar modulin për " Arkitekturën kompjuterike dhe sistemet" për studentët e pranishëm vendorë dhe ndërkombëtarë.

Profesorët u fokusuan kryesisht në konceptin e Internetit të Gjërave - IoT, duke ecur drejt tendencave të IoT.

Interneti i Gjërave, ose IoT, është, sipas fjalëve të profesorit, “një rrjet i pajisjeve kompjuterike të ndërlidhura, makinerive mekanike dhe dixhitale, objekteve, kafshëve ose njerëzve të cilëve u jepen identifikues unik (UID) dhe kapaciteti për të transferuar të dhëna mbi një rrjet pa nevojë për ndërveprim njeriu – me – njeriun ose njeriu – me –  kompjuter”.

Një njeri me një implant monitori zemre, një kafshë ferme me një transponder bioçipi ose një makinë me sensorë të integruar për të paralajmëruar shoferin kur presioni i gomave është i ulët janë të gjitha shembuj të gjërave që profesorët përfshinë në leksionet e tyre për të thelluar më shumë studentët me njohuritë dhe të të kuptuarit e IoT.

Informacioni i dhënë rriti ndërveprimin e diskursit midis profesorëve dhe studentëve që morën pjesë.