Rektori Qerimi pret në takim shefin e Zyrës Sllovake në Kosovë, z. Rastislav Kostilník

28 Prill 2023
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Sllovake në Kosovë, z. Rastislav Kostilník.

Rektori Qerimi ka prezantuar projektet dhe objektivat e Universitetit të Prishtinës, si dhe ka theksuar gatishmërinë e UP-së për bashkëpunim me institucione sllovake të arsimit të lartë.

Rektori Qerimi dhe Kostilník diskutuan edhe mundësinë e dhënies së bursave për studentë, bashkërendimit të aktiviteteve, mundësitë e shkëmbimeve ndërinstitucionale, si dhe për aplikime në projekte të përbashkëta kërkimore.