Edicioni i dytë i “YOGA UP” avokon “për një trup dhe mendje të shëndetshme”

19 Prill 2023
SHARE

Në kampusin universitar është mbajtur edicioni i dytë i aktivitetit “YOGA UP”, me moton “Për një trup dhe mendje të shëndetshme”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin studentë nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, prof. ass. dr. Njomza Llullaku, dhe stafi i Qendrës për Zhvillim të Karrierës.

Ky aktivitet ka për qëllim krijimin e kulturës sportive në mesin e studentëve dhe stafit. YogaUP synon të shndërrohet në një aktivitet tradicional, duke promovuar në këtë mënyrë  jetesën e shëndetshme fizike dhe mendore, socializimi dhe promovimi i organizimeve të tilla dhe aktiviteteve ekstra kurrikulare në kampus universitar.

Ky aktivitet u mbështet nga trajnerja profesioniste Florentina Dushi nga BD Group Kosova dhe  kompania e pajisjeve sportive “SPORTING.