Stafi dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë zhvillojnë hulumtime me pajisje moderne dhe të avancuara laboratorike

24 Mars 2023
SHARE

Në kuadër të vizitës në laboratorët kërkimorë, rektori Qerim Qerimi së bashku me prorektorë, vizituan Fakultetin e Mjekësisë.

Vizita në Institutin A, kryesisht në Laboratorin e Biomjekësisë Eksperimentale, është shoqëruar nga koordinatori për shkencë i këtij Fakulteti, prof. asoc. Armond Daci.

Një pjesë e pajisjeve të këtij laboratori të rëndësishëm janë investim i universitetit. Gjatë kësaj vizite, menaxhmenti takoi edhe doktorantët aktiv të financuar nga projekte shkencore, si dhe ata në proces mësimor praktik në kuadër të studimeve të doktoratës.

Gjatë vizites, rektori Qerimi prezantoi para studentëve mundësitë për bursa doktorale, si dhe mundësitë që priten të ofrohen rreth projektit shkencor nga Bashkimi Evropian, EuropeAid mbi sigurimin e pajisjeve shkencore me vlerë të lartë dhe mundësitë për mobilitet si projekte shkencore relevante në kuadër të projektit “Nanoparticles in Environment and Medical Research".

Ndër laboratorët që u vizituan në Fakultetin e Mjeksisë, ishte edhe Laboratori Qendror, ku u njoftuan me hapësirat e këtij laboratori dhe pajisjet që janë të karakterit hulumtues, të nivelit molekular, pajisje këto të gjitha të planifikuara dhe blera nga buxheti i universitetit.

Gjithashtu, kandidatja për doktoratë, ass. Flaka Pasha, prezantoi punën e saj shkencore në këtë laborator, ku u diskutua për mbarëvajtjen e punës së realizuar, si dhe mundësitë që laboratori ofron për të gjithë stafin e Fakultetit të Mjekësisë për shfrytëzim të hapur.

Të pranishëm në këtë vizitë  përveç doktorantëve dhe mentorëve, ishin edhe dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, prof. dr. Suzana Manxhuka–Kërliu dhe prodekanët, të cilët përmbyllën takimin me diskutime rreth arritjeve të Universitetit dhe rritjen e numrit të programeve në nivel të studimeve të doktoratës.