Prorektorja Llullaku takon sekretaret dhe përfaqësuesit e administratës së UP-së

23 Mars 2023
SHARE

Prof. ass. dr. Njomza Llullaku, prorektore për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, priti në takim sekretaret dhe përfaqësuesit e administratës nga fakultetet përkatëse të UP-së.

Prorektorja Llullaku së bashku me të ftuarit diskutoi rreth punës së sekretareve dhe referenteve, nevojave dhe sfidave si dhe vendosjen e objektivave afatgjata dhe hartimin e planeve konkrete për adresimin e çështjeve të administratës.

Rektorati falënderon sekretarët, referentët, zyrtarët e administratës për angazhimin dhe kontributin e tyre ndër vite.