Prof. ass. dr. Njomza Llullaku, prorektore për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, së bashku me Qendrën për Zhvillim të Karrierës (UP), ka pritur në takim përfaqësuesit e Parlamentit Studentor.
Në këtë takim u diskutua rreth punës në grupe, objektivave afatgjatë dhe aktiviteteve konkrete që synojnë të përmirësojnë jetën sociale të studentëve. Si rezultat i diskutimeve, u dakorduan që gjatë muajve në vazhdim, studentët e UP-së do të kenë një varg të aktiviteteve sociale, përfshirë punëtori për zhvillim të shkathtësive, koncerte, vizita studimore, funksionalizim të hapësirave, e të tjera mundësi për studentët.
Universiteti i Prishtinës qëllimin kryesor e ka të jetë pranë studentëve gjatë tërë procesit të studimit dhe të ofrojë mbështetje sociale, në mënyrë që përvoja e secilit student të jetë optimale.