Rektori Qerimi viziton mjediset e avancuara të mësimit në Fakultetin e Edukimit

08 Shkurt 2023
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës ,  prof. dr. Qerim Qerimi, i shoqëruar nga prorektori për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion, prof. dr. Sefer Avdiaj , vizituan Fakultetin e Edukimit për të parë mjediset e mësimit të pajisura me teknologji të reja të mësimit.

Universiteti i Prishtinës po investon në përmirësimin e infrastrukturës, duke përfshirë edhe pajisjen me teknologji të avancuar të mësimdhënies si mjet ndihmës për të zhvilluar qasje efektive dhe bashkëkohore të mësimdhënies.

Investime të tilla si këto do të vazhdojnë në Universitetin e Prishtinës në tabela elektronike (smart boards) dhe qasje për studentë në kompjuterë për realizimin e projekteve, detyrave dhe aktiviteteve të mësimit në grup.