Rektori Qerimi pret në takim shefen e Zyrës Greke në Kosovë, znj. Heleni Vakali

23 Janar 2023
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, ka pritur sot në një takim shefen e Zyrës Greke në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Në këtë takim ishin të pranishëm prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. dr. Arta Basha-Jakupi, zëvendësshefi i Zyrës Greke, z. Georgios Kranias, dhe atasheu, z. Konstandinos Katsonos.

Gjatë takimit, rektori Qerimi dhe ambasadorja Vakali vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet UP-së dhe universiteteve në Greqi, duke vënë theksin dhe interesin mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimeve në të ardhmen.

Më konkretisht, u diskutua mbi mundësitë e rritjes së shkëmbimit të stafit dhe studentëve ndërmjet të dyja vendeve në kuadër të programit Erasmus+, angazhimin në projekte që synojnë rritjen e kapaciteteve, ofrimin e programeve të përbashkëta dhe bashkëpunimeve në projekte ndërkombëtare shkencore dhe kërkimore.