Profesorë nga Fakulteti i Filologjisë, pjesëmarrës në punëtoritë për gjuhën standarde shqipe dhe ndërkombëtarizimin e mësimdhënies, në Berlin

06 Dhjetor 2022
SHARE

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës dhe Institutit të Sllavistikës dhe Hungarologjisë të Universitetit të Humboltit, janë duke u zhvilluar një sërë aktivitetesh në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë periudhës njëjavore 5-9 dhjetor 2022, në Universitetin e Humboltit do të mbahen punëtoritë “Anotimi i korpusit të shqipes standarde’ dhe “Mikrobashkëpunimi si një shtyllë e re për ndërkombëtarizim të mësimdhënies”, ku do të përfshihet edhe UP-ja.

Projektet mbështeten nga fondet Erasmus+ dhe janë pjesë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet të dyja institucioneve, që nga viti 2017. Pjesëmarrës në të dyja aktivitetet janë edhe partnerë të ndryshëm rajonalë si Universiteti i Tiranës, i Malit të Zi, i Sarajevës, e të tjerë.