U.d. e rektorës Plakolli-Kasumi pret në takim Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në Shqipëri, z. Metani

24 Tetor 2022
SHARE

Ushtruesja e detyrës së rektorës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. ass. dr. Luljeta Plakolli-Kasumi, e ka pritur në takim Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, z. Artur Metani.

Në këtë takim palët diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, dhe sfidat me të cilat po përballet sektori i drejtësisë në të dyja vendet.

U.d. Rektorja tha se bashkëpunimi i ngushtë në fushën e drejtësisë ndërmjet UP-së dhe institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është i domosdoshëm dhe një partneritet i tillë i shërben jo vetëm studentëve, por edhe sundimit të ligjit.

Në anën tjetër, z. Metani u shpreh i lumtur që gjendet në Kosovë, teksa theksoi se Prishtina dhe Tirana përballen me sfidat e njëjta sa i përket fushës së drejtësisë, por edhe arsimit të lartë. Ai uroi u.d. rektoren Plakolli-Kasumi për marrjen e detyrës aktuale dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim.

Gjatë ditës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Fakultetin Juridik të UP-së, i cili synon të kontribuojë në thëllimin dhe shkëmbimin e njohurive në fushën e drejtësisë.