UP-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

19 Korrik 2022
SHARE

Me qëllim të krijimit, zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit të dyanshëm në fushën e avancimit rajonal, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Marrëveshja e nënshkruar nga rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, vë në fokus aspektet dhe fushat e ndryshme të bashkëpunimit, si dhe koordinimin ndërinstitucional të aktiviteteve për arritje të objektivave të përbashkëta.

Bashkëpunimi i të dyja institucioneve, i bazuar në këtë marrëveshje, prioritizon promovimin e një rritjeje të balancuar socio-ekonomike rajonale në Kosovë, në përputhje me objektivat e UP-së dhe MZHR-së.

Marrëveshja parasheh edhe zbatimin e projekteve për zhvillim rajonal, përmes mekanizmave të ndryshëm, siç janë: trajnimet, grupet punuese, hulumtimet, seminaret, punëtoritë dhe vizita të përbashkëta studimore.