Përmbyllet suksesshëm punëtoria mbi zhvillimin e karrierës me organizatat ndërkombëtare

15 Korrik 2022
SHARE

Dymbëdhjetë studentë të Universitetit të Prishtinës u certifikuan për pjesëmarrje në punëtorinë treditore (12-14 korrik 2022), e cila u organizua nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës dhe në partneritet me ambasadën e SHBA-së në Kosovë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, si UNMIK, OSBE, GIZ, USAID.

Në përmbylljen e këtij aktiviteti, organizatorët u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit në organizimin e këtij lloji të aktivitetit për studentët e UP-së.

Punëtoria për zhvillimin e karrierës me organizatat ndërkombëtare është e para e këtij lloji që vjen si iniciativë e organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe kishte synim t’u sigurojë pjesëmarrësve aftësitë dhe njohuritë përkatëse të nevojshme për të qenë konkurrues në tregun e punës dhe për të planifikuar karrierën e tyre me organizatat ndërkombëtare.