Ekipet e UP-së fituese të Kupës Botërore Universitare në Hendboll

18 Korrik 2022
SHARE

Nën organizimin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës (FSUNK) dhe Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar (FISU), Kupa Botërore Universitare e Hendbollit 2022 është organizuar në Prishtinë, në përiudhën 11 – 17 korrik.

Të dielën, në një atmosferë brilante, u shpallën kampionë të kësaj ngjarje botërore ekipi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në kategorinë e meshkujve dhe ekipi i Universitetit Kombëtar Korean të Sporteve (KNSU), në kategorinë e femrave.

Ekipi nikoqir ka fituar edhe medajlen e bronztë në kategorinë e femrave, ndërkaq studentët tanë u shperbylen edhe me çmime të rendësishme në këtë garë. Ata  u shpërblen me tri nga gjashtë çmimet kryesore të garës:

  • Golashënuesja më e mirë: Elisa Mulaj;
  • Portieri më i mirë: Arti Luzha;
  • Lojtari më i mirë e Kupës: Drenit Tahirukaj.

Nga tribunat finalen e ndoqi edhe rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, qeveritarë dhe partnerë të kësaj ngjarjeje.

Ky organizim është përshëndetur nga Musa Selimi, drejtor ekzekutiv i Kupës, njëherësh dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP, z. Gani Ibrahimi, u.d. president në FSUNK dhe z. Gabriel Kotchofa, anëtar i bordit ekzekutiv të FISU-së.

Në këtë kupë botërore, organizuar për herë të parë në vendin tonë, kanë marrë pjesë 14 ekipe nga universitete të ndryshme.

Studentët e UP-së kanë dhenë kontribut të veçantë përveç si atletë, edhe si vullnetarë, duke u kujdesur që studentët atletë ta shijojnë këtë ngjarje dhe të ndjehen si në shtëpinë e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë.