Mbahet turne në futsall për Ditën e Universitetit

15 Shkurt 2022
SHARE

Me rastin e shënimit të 52-vjetorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit ka organizuar turne në futsal.

Ekipet fituese të turneut të mbajtur në vigjilje të përvjetorit të 52-të, me datë 14 shkurt 2022, i ka pritur sot në takim rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, të cilëve ua ka ndarë edhe shpërblimet e turneut.

Sahiti tha që ngjarjet e tilla sportive nuk duhet të na mungojnë edhe në vazhdimësi.

Çmimi i parë i turneut të organizuar për Ditën e Universitetit iu nda Fakultetit Ekonomik, çmimi i dytë, Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ndërkaq trofeu i lojtarit më të mirë të turneut iu nda profesorit Driton Balaj, njëherësh dekan në Fakultetin Ekonomik.

UP-ja ka shënuar përvjetorin e 52-të me një varg aktivitetesh ceremoniale.