Rektori Sahiti e pret në takim kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu

11 Shkurt 2022
SHARE

Në Rektoratin Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, rektori, prof. dr. Naser Sahiti, ka zhvilluar sot takim me kryetarin e Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu.

Rektori Sahiti dhe kryetari Aliu kanë diskutuar rreth aspekteve të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Komunës së Shtimes.  

Sahiti ka informuar kryetarin Aliu që UP-ja është në proces të komunikimit me përfaqësues të pushtetit lokal, me të cilët ka nisur nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit për realizim të projekteve të përbashkëta në të mirë të institucioneve respektive.

I pari i Shtimes, z. Aliu, e falënderoi rektorin për gatishmërinë e shprehur për inicim të bashkëpunimit. Ai theksoi që një nismë e tillë është e mirëseardhur për Komunën e Shtimes.

Palët diskutuan rreth mënyrave të ndryshme të partneritetit, përfshirë këtu angazhimin e studentëve në punë praktike në Komunë të Shtimes, bashkëpunimin në hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si dhe realizimin e forumeve profesionale në fusha relevante.