Volejbollistet dhe basketbollistët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë shpallur kampionë të Universiadës “Dubrovniku 2021”. Studentët e UP-së, në mesin e tetë ekipeve përfaqësuese nga vende të ndryshme të rajonit, kanë fituar vendet e para në sportin e volejbollit dhe basketbollit në këtë garë.
Ekipi i femrave në volejboll ka zënë vendin e parë, ndërkaq djemtë janë renditur të dytët në këtë garë, në sportin e basketbollit.
Për këtë sukses të arritur, i lumtur është shprehur dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, prof. asoc. dr. Musa Selimi. Ai i përgëzoi studentët për suksesin tashmë tradicional në këtë universiadë, ndërkaq falënderoi edhe trajnerët Florian Miftari dhe Bahri Gjinovci, të cilët, sipas tij, me përkushtim të madh, arritën këto rezultate.
Ekipi i femrave në volejboll ka qenë i pamposhtur gjatë gjithë universiadës, duke mos humbur asnjë set në të gjitha fazat e garës.