Hapet Panairi i 4-të i universiteteve franceze në Kosovë

08 Dhjetor 2021
SHARE

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahti, dhe ambasadorja e Francës në Kosovë,  znj. Marie-Christine Butel, kanë bërë hapjen e edicionit të katërt të Panairit të Edukimit "Studioni në Francë" 2021.

Gjatë panairit të universiteteve franceze, përfaqësuesit e institucioneve franceze të arsimit të lartë dhe degëve të tyre frankofone në Ballkanin Perëndimor ofruan informacione të rëndësishme për programet e studimit dhe përgatitjen e portofolios së aplikimit.

Në fjalën e tij hapëse të këtij edicioni, rektori Sahiti theksoi që bashkëpunimi në organizimin e kësaj ngjarjeje, për vite më radhë, dëshmon gatishmërinë e UP-së për partneritet me institucione franceze e të tjera institucione evropiane e më gjerë, në mënyrë që të orientojë studentët drejt avancimit të tyre profesional.
“Për kontributin e madh, UP-ja vlerëson lart shtetin francez si dhe thekson vullnetin e madh që të bashkëpunojë me universitete e kolegje franceze në realizimin e shkëmbimeve të studentëve, realizimin e përbashkët të programeve studimore, lëshimit të diplomave të përbashkëta, kërkimeve shkencore dhe trajnimeve, e mundësive të tjera akademike e profesionale për studentët,”
tha rektori.

Panairi i Edukimit "Studioni në Francë" 2021 u zhvillua virtualisht në platformën: https://xk.studyinfrancevirtualfairbalkans.com, duke iu dhënë mundësi studentëve dhe të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", që në kohë reale të komunikojnë me përfaqësuesit e universiteteve pjesëmarrëse.

Panairi Universitar Francez në Kosovë organizohet nga Ambasada Franceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Kolegjin AAB.

Institucionet dhe kompanitë pjesëmarrëse:

  1. UNIVERSITÉ LYON 1 (CLAUDE BERNARD )
  2. COMUE UNIVERSITÉ CÔTE D'AZUR
  3. UNIVERSITÉ LE MANS (MAINE)
  4. UNIVERSITÉ CAEN (BASSE NORMANDIE)
  5. UNIVERSITÉ PAU
  6. UNIVERSITÉ ROUEN
  7. UNIVERSITÉ DE BORDEAUX
  8. SCIENCES PO PARIS
  9. ECOLE POLYTECHNIQUE DE PARIS
  10. CNAM - CONSERVATOIRE NATIONAL DES ARTS ET MÉTIERS
  11. BREST BUSINESS SCHOOL
  12. EM LYON (ECOLE DE MANAGEMENT LYON)
  13. ECOLE SUPÉRIEURE DE COMMERCE DE CLERMONT
  14. ECOLE SUPÉRIEURE DES SCIENCES COMMERCIALES D'ANGERS
  15. ISG- INSTITUT SUPÉRIEUR DE GESTION
  16. NEOMA
  17. INSTITUT NATIONAL DES SCIENCES APPLIQUÉES DE ROUEN
  18. CESI, ÉCOLE D'INGÉNIEURS
  19. ECOLE SPÉCIALE DES TRAVAUX PUBLICS DU BÂTIMENT ET DE L'INDUSTRIE
  20. IMT NORD EUROPE
  21. ECOLE SPÉCIALE DES TRAVAUX PUBLICS DU BÂTIMENT ET DE L'INDUSTRIE
  22. SPEOS, ÉCOLE INTERNATIONALE DE PHOTOGRAPHIE
  23. INSTITUT PAUL BOCUSE
  24. TALM