Rektori Sahiti takohet me rektorin e Universitetit të Sporteve të Tiranës, prof. Agron Kasa

30 Nëntor 2021
SHARE

Në ambientet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, rektori prof. dr. Naser Sahiti, priti në takim një delegacion nga Universiteti i Sporteve i Tiranës, të prirë nga rektori, prof. Agron Kasa.

Rektorët e të dyja universiteteve biseduan rreth mundësive për bashkëpunim konkret ndërmjet institucioneve.

Rektori Sahiti shprehu gatishmërinë e UP-së për të lidhur bashkëpunim qoftë në fushën e shkëmbimit të studentëve apo stafit, kërkimit shkencor, apo edhe forma të organizimeve të përbashkëta.

“Gjatë muajve të fundit në kemi nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me universitete të tjera në Tiranë, në të cilat kemi paraparë hapa konkretë për partneritet. Sigurisht, promovimi i sportit dhe përgatitja e sportistëve të vendit është një nga objektivat tona, për të cilën jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me ju”, u shpreh Sahiti.

Rektori Kasa theksoi që më Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të UP-së kanë bashkëpunim të kahershëm, të cilin janë të gatshëm ta thellojnë edhe në vazhdimësi.

UP-ja dhe UST-ja kanë organizuar ngjarje të përbashkëta shkencore për vite me radhë dhe gjatë këtij takimi drejtuesit e tyre u dakorduan që së shpejti të vijojnë më hapa të tjerë të thellimit të partneritetit.