Panairi Virtual i Karrierës 2021, në fokus studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

28 Shtator 2021
SHARE

Qendra për Zhvillim të Karrierës - Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, e përkrahur nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, organizoi Panairin Virtual të Karrierës 2021, në fokus të të cilit ishin të rinjtë, veçanërisht studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Hapjen e ceremonisë solemne të edicionit të njëmbëdhjetë të Panairit Virtual të Karrierës 2021 - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", e beri rektori i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", prof. dr. Naser Sahiti.

Rektori Sahiti tha që përmes takimeve dhe mundësive që ofron PVK-ja, synohet që në mënyrën më të lehtë të sigurohen për studentët dhe të diplomuarit tanë mundësi punësimi, punë praktike dhe të avancimit në karrierë në fusha të ndryshme, të cilat janë të nevojshme për tregun e punës në vendin tonë.

“Panairi Virtual i Karrierës i UP-së është ndër programet rrjetëzuese më të mëdha dhe më të qëndrueshme që synon të lidhë nevojat e tregut të punës me kuadro të reja të vendit. Falë vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë së tij, që këtë ngjarje e ka shndërruar tashmë në tradicionale, ne sivjet po shënojmë edicionin e 11-të të tij,” theksoi rektori Sahiti.

Nga ora 09:00 deri në orën 16:00, mbi pesëdhjetë kompani dhe institucionet më të mëdha në Kosovë, rajon dhe më gjerë, përfaqësuese të të gjitha fushave të industrisë, si teknologjia e informacionit, telekomunikacioni, mjekësia, bujqësia dhe veterinaria, edukimi, hoteleri-turizëm, banka, këshilla juridike, call center e shumë të tjera shpalosen, në mënyrë virtuale, ofertat e tyre për praktikë profesionale, punësim, bursa studimi dhe këshilla për orientim dhe udhëzim në karrierë.

Edicionit të 11-të të Panairit Virtual të Karrierës 2021 - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" i paraprinë aktivitete të shumta të organizuara nga Qendra për Zhvillim të Karrierës, në partneritet me projektin DIMAK Kosova / GIZ. Sesione informuese dhe trajnime të ndryshme, për të ndihmuar punëkërkuesit të afrohen me standardet që kërkon tregu i punës, ishin në fokus të këtyre aktiviteteve.

Prof. ass. dr. Elton Bahtiri, prorektor për zhvillim dhe cilësi në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", shtoi se ndonëse ky është një aktivitet virtual karriere dhe punësimi, suksesi i tij ishte i garantuar për shkak të avantazheve që ai ofronte.
“Së pari, pjesëmarrësit në panair kishin mundësinë të jenë prezent në panair pa qenë nevoja të jenë aty fizikisht. Kjo do të thotë që studentëve dhe të diplomuarve tanë nga e gjithë Kosova iu mundësua të aplikojnë te kompanitë dhe institucionet pjesëmarrëse. Studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" shfrytëzuan mundësinë të bëhen pjesë e panairit përmes kompjuterit, telefonave të mençur nga shtëpitë e tyre. Në të njëjtën kohë dhe kompanitë dhe institucionet pjesëmarrëse në këtë edicion vinin nga fushat me interes të veçantë, ku u mundësua ndërlidhja e programeve të akredituara të studimit me profesionet, të përkthyera në pozita pune e mundësi në karrierë. Nëse më lejoni në fund të jem konfidencial, bazuar në regjistrimet që janë realizuar në platformën virtuale virtual.kosovafair.com , them që ky panair ishte i suksesshëm”, tha ai.

Zhvilluesi i platformës virtuale të karrierës virtual.kosovafair.com, CEO - Congress & Event Organization, me një përvojë të gjatë e të suksesshme të menaxhimit në sektorin e aktiviteteve ndërlidhëse me tregun e punës në sistemet vendore dhe ato ndërkombëtare, garantoi qëndrueshmëri të platformës dhe fasilitim në kohë reale, për ekspozuesit dhe vizitorët.

Institucionet dhe kompanitë pjesëmarrëse:

Alexander Chapman SHPK

Aztech SH.P.K

PROEX Sh.P.K.

PECB Group Inc.

SACH L.L.C.

Solutions Connected SH.P.K - Sonnecto

Celonis

Prosperoware

Sutherland

Meridian Express shpk

Hoja

Deloitte Kosova sh.p.k.

Banka për Biznes - BPB

BDgroup Kosovo

American Advising Center

Bambus Group

Banka Kombëtare Tregtare SH.A.

Campus France & Alliance Française de Pristina

KosovaJob

Moneta MoneyGram

Monuni SH.P.K

PwC Kosovo

Shell Kosova

Speeex

HOBS Education

Millennium Foundation Kosovo

Rreze Company SH.P.K.

Rubik

Teach For Kosova

TEB Sh.A

Agroturizem Koshtova

Alumni UP

DPZ EARTA

NATURE-TRADICIONALE TASTE

SPAR Kosova

Agrando sh.p.k

Meridian Corporation L.L.C

Fluidi sh.p .k.

InterPerosnnel Kosova

Trepharm

Viva Fresh Store

ATO Sh.P.K

IPKO Foundation

Missini Sweets

PORTOKALLI

LinkPlus IT

Pebble Analytics

Solutions Connected SH.P.K - Sonnecto

Jungle

Elba Technologies

Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri

Rreth 841 pozita pune, punë praktike dhe mundësi të tjera zhvillimi në karrierë ishin kryefjala e edicionit të sivjetmë të Panarit Virtual të Karrierës.