Menaxhmenti i UP-së priti në takim drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë

07 Tetor 2021
SHARE

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i kryesuar nga rektori, prof. dr. Naser Sahiti, ka pritur sot në takim, në rektoratin e UP-së, kryesuesen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, prof. ass. dr. Hasnije Ilazi, drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, z. Naim Gashi, dhe të tjerë përfaqësues të AKA-së dhe KSHC-së.

Rektori Sahiti i njoftoi të pranishmit me shqetësimet e Universitetit të Prishtinës lidhur me akreditimin e programeve studimore dhe strategjitë e UP-së në sigurimin dhe ngritjen e cilësisë. Ai shprehu gatishmërinë e UP-së që të bashkëpunojë ngushtë me AKA-në dhe KSHC-në në drejtim të sigurimit të cilësisë dhe plotësimin e standardeve të nevojshme.

Në anën tjetër, profesoresha Ilazi theksoi që KSHC-ja është duke punuar në ridefinimin e standardeve ekzistuese të cilësisë për institucionet e arsimit të lartë, ndërkaq vuri në pah rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërmjet tyre dhe UP-së për ngritjen e standardeve të arsimit të lartë në vend.

Gjatë takimit, ndër të tjerash, u diskutua për projekte të cilat i ndihmojnë rrugëtimit të UP-së në aspektin e sigurimit të cilësisë, si dhe për zhvillimin e standardeve të reja të cilat kanë për qëllim nxitjen Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e ideve dhe përvojave më të mira.