Enhancing teaching and learning through collaboration and dialogue - A pilot project with the University of Prishtina

14 Korrik 2021
SHARE

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës është duke e implementuar projektin: Enhancing teaching and learning through collaboration and dialogue - A pilot project with the University of Prishtina, të financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.përmes Programit University Support Grants.

Më 7 dhe 8 korrik u mbajtë trajnimi për Vëzhgimin Kolegial në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Universitetit të Prishtinës. Përveç qëllimit të trajnimit të stafit të ri të UP-së dhe të atyre në mesin e karierës,  trajnimi i organizuar e kishte për qëllim pilotimin e Modelit të Vëzhgimit Kolegial të krijuar nga dy trajnere udheheqëse: Blerta Mustafa dhe Zinaide Gruda.

Trajnimi u mirëpritë nga pjesëmarrësit  të cilët e shprehen miradijen e tyre për mundësinë e ofruar për t’u njohur mr një qasje të re në Zhvillimin Profesional. Ata po ashtupohuan se ky trajnim jo vetëm se do t’ju ndihmojë në përmirësimin e mësimdhënies së tyre dhe në përkrahjen e studentëve për arritjen e rezultateve të të nxënit, por po ashtu do të kontribuonte në ndërtimin e bashkëpunimit dhe mirëbesimit mes kolegëve, si dhe në krijimin e një mjedisi të këndshëm dhe tolerues nga i cili do të përfitonin të gjitha palët.