U mbajtë Forumi i Studentëve të UP-së

02 Korrik 2021
SHARE

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës është duke e implementuar projektin: Enhancing teaching and learning through collaboration and dialogue - A pilot project with the University of Prishtina, i financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes Programit University Support Grant.

Siç është paraparë me projekt, më 1 korrik në hapësirat e Departamentit të Anglishtes u mbajtë Forumi i Studentëve nën udhëheqjen e dy trajnerëve kryesorë, Blerta Mustafa dhe Zinaide Gruda. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, studentë nga njësi të ndryshme akademike, i diskutuan çështjet që ndërlidhen me përparësitë dhe mangësitë e të qenit student në UP. Ata e shprehën kënaqësinë e tyre për mundësinë e dhënë për t’ shprehur mendimet e tyre përkitazi me çështjet që i preokupojnë. Gjatë këtij aktiviteti , jo vetëm se u njohën me njëri tjetrin, dhe i këmbyen idetë dhe përvojat e tyre, por po ashtu dolën me disa rekomandime dhe zgjidhje të mundshme për pikat e dobëta që u identifikuan gjatë forumit. Rekomandimet që burojnë nga ky forum do të përfshihen në dokumentet relevante të projektit, të cilët do t’u prezentohen komunitetit akademik dhe menaxhmentit të UP-së