Studentët e Departamentit të Anglishtes e lansojnë projektin "The Legacy Project"

09 Mars 2021
SHARE

Në praninë virtuale të personelit akademik të Departamentit të Gjuhës dhe të Letërsisë Angleze, të bashkëpunëtorëve të huaj dhe të mysafirëve të tjerë të ftuar, studentët e vitit të tretë të studimeve themelore të këtij departamenti e lansuan uebfaqen “Legacy Project”. Ky projekt u zhvillua nën mentorimin e mësimdhënëses së tyre, dr. Blerta Mustafa, në kuadër të lëndës Anglishtja praktike.

Studentët ngjallën emocione te pjesëmarrësit, të cilët jo vetëm që i përgëzuan studentët për punën e tyre, por edhe u frymëzuan me prezantimet e studentëve, këndimin live, përmbajtjen e faqes dhe rezultatet e një mësimdhënieje jotradicionale dhe shumë kreative.

Ese, tregime në kohë pandemie nga ditari personal i studentëve, kujtime nga më të dashurit që kanë humbur jetën nga COVID-19, poezi, thënie inspiruese, momente të lumtura, aktivitete të ndryshme gjatë pandemisë e këshilla se si të mbijetohet karantina janë vetëm disa nga pjesët e kësaj faqeje.

Për ta lexuar përmbajtjen e uebfaqes “Legacy Project” mund të klikoni në linkun më poshtë:

https://sites.google.com/student.uni-pr.edu/legacyproject/home