Profesoresha Ilire Vinca nominohet në Ligën e Gruas Profesioniste të Teatrit në Nju Jork

19 Shkurt 2021
SHARE

Profesoresha e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ilire Vinca, është nominuar për herë të dytë në Ligën e Gruas Profesioniste të Teatrit në Nju Jork.

Puna e saj si aktore në teatër, film dhe si profesoreshë në UP e ka vendosur Vincën në mesin e 26 të nominuarave nga 18 vende të botës. Prof. Vinca, në programin e këtij viti, paraqitet me temën Edukimi teatror: Arritja përtej skenës.

Prezantimin e LPTW-së të profesoreshë Vincës si e nominuar e gjeni në vegzën në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=5uremiWha44&feature=youtu.be

Këtë ligë e bën më të veçantë për vendin tonë edhe fakti që këtë herë nga Kosova nominohen edhe dy artiste, Zana Hoxha dhe Burbuqe Berisha.

League of Proffesional Theater Woman #LPTW Gilder/Coigney është çmim ndërkombëtar i teatrit, i themeluar në 2011 për nder të dy figurave Rosamond Gilder dhe Martha Coigney. Kjo ceremoni mbahet çdo tre vjet, duke vlerësuar punën e jashtëzakonshme të artisteve gra jashtë SHBA-së. Këtë vit programin javor të LPTW-së do të mund ta përcillni në LPTW YouTube Channel, [email protected]