Projekti i UP-së, në mesin e 26 projekteve fituese të grantit nga programi PEER

11 Shkurt 2021
SHARE

Në mesin e 474 aplikimeve nga e gjithë bota, projekti “Phytochemical, biological and toxicological evaluation of hop (Humulus lupulus L.) from populations growing wild in Kosovo” është njëri ndër 26 projektet e përzgjedhur për financim nga Partnerships for Enhanced Engagement in Research (PEER). PEER është program i Akademisë Kombëtarë për Shkencë, Inxhinieri dhe Mjekësi në SHBA.

Projekti fitues do të koordinohet nga prof. asoc. Avni Hajdari, profesor në Universitetin e Prishtinës, si dhe do të implementohet në Laboratorin e Ekologjisë së Bimëve dhe Laboratorin e Gjenetikës në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore.

Projekti në fjalë ka për qëllim vlerësimin e variabilitetit gjenetik, përbërjes kimike dhe të aktivitetit biologjik të popullatave të egra të llojit bimor Humulus lupulus L, (Sumbullarit) në Kosovë.

I lumtur me këtë sukses të UP-së është shprehur rektori, prof. dr. Naser Sahiti, i cili e ka përgëzuar profesor Hajdarin për punën e realizuar, si dhe ka theksuar mbështetjen e menaxhmentit në implementimin e këtij projekti dhe në përkrahjen e iniciativave të tjera në të mirë të UP-së.

Për këtë sukses, profesor Hajdari është përgëzuar edhe nga Ambasada Amerikane.

Për më shumë rreth projektit klikoni në vegzën në vijim:
https://sites.nationalacademies.org/.../PEE.../PGA_364178...