Në Rektoratin e Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina” u nënshkrua sot marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila ka për synim angazhimin e studentëve dhe të diplomuarve të Departamentit të Punës Sociale në UP, në punë praktike në Departamentin për Politika Sociale dhe të Familjes, në MPMS.
Memorandumi u nënshkrua nga rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica.
Rektori Sahiti tha që ky memorandum është shumë përmbajtjesor dhe të tilla bashkëpunime UP-ja do të dëshironte të i kultivonte edhe në të ardhmen, me të tjera institucione.
“Kjo mënyrë e bashkëpunimit i ndihmon jo vetëm UP-së, por edhe vendit. Unë mendoj që marrëveshja që po nënshkruajmë sot është një akt drejt zbutjes së diskrepancës ndërmjet kërkesave të tregut dhe të kuadrit të përgatitur për punë, sepse një memorandum i tillë i ndihmon studentëve tanë që gjatë studimeve, por edhe pas diplomimit, të ballafaqohen me problemet praktike të profesionit” tha rektori Sahiti.
Ndërsa, ministri Reçica u shpreh i lumtur për mundësinë e konkretizimit të kësaj marrëveshjeje për angazhimin e studentëve në punë praktike në Ministri. “Ne kemi nevojë për studentë në tregun e punës. Uroj që studentët të gjejnë përkrahje edhe në të tjera departamente, sepse në thelb ky është qëllimi i përgatitjes së kuadrove” theksoi Reçica, i cili shtoi edhe nevojën e orientimit në karrierë të studentëve, varësisht kërkesave të tregut të punës.
Sipas kësaj Marrëveshjeje, studentëve dhe të sapo diplomuarve të UP-së do të ju ofrohet mundësia që të angazhohen si praktikantë, në këto dy komponentë: