KONFERENCA STUDENTORE “DIALOG ME TË KALUARËN: EKSPLORIMI I KULTURËS, HISTORISË, DHE TRADITËS BRENDA KOMUNITETIT”

30 Korrik 2020
SHARE

Studentët e vitit të dytë të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze mbajtën konferencën studentore “Dialog me të kaluarën: Eksplorimi i kulturës, historisë dhe traditës brenda komunitetit”. Kjo konferencë u organizua për të gjashtën herë me radhë dhe në të morën pjesë rreth 70 studentë. Si rezultat i punës 15-javore në të cilën kanë qenë të angazhuar studentët nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e profesoreshës së lëndës Dr. Blerta Mustafa, studentët i prezantua projektet e tyre hulumtuese. Temat të cilat studentët i kanë hulumtuar dhe trajtuar ndërlidhen me aspekte të ndryshme të traditës dhe kulturës, si dhe të historisë së vonë të vendit tonë Student Conference. 2020. Agenda .

Për shkak të situatës me Covid-19 konferenca e gjashtë u mbajtë përmes platformës digjitale. Me këtë rast, edhe një herë u dëshmua se studentët kanë nevojë dhe e vlerësojnë mundësinë e dhënë për t'i zhvilluar aftësitë e tyre dhe për ta shpërfaqur gjithë potencialin e tyre kreativ përmes projekteve hulumtuese. Edhe kësaj radhe, studentët tanë na mahnitën me rezultatet e mundit të tyre dhe të punës së palodhur udhëheqëses së tyre, Dr. Blerta Mustafa.