Tre profesorë të UP-së shpallen shkencëtarë të vitit 2019 nga MASHTI

30 Prill 2020
SHARE

Për veprimtarinë e tyre shkencore, tre anëtarë të rregullt të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë shpallur shkencëtarë të vitit 2019 nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Prof. asoc. dr. Besnik Krasniqit i është ndarë çmimi “Shkencëtar i vitit 2019” për fushën Shkenca Ekonomike dhe Sociale, ndërsa prof. dr. Naim Braha është shpallur si “Shkencëtar i vitit 2019” në fushën Burimet Natyrore, Energjia dhe Mjedisi. Edhe çmimi “Shkencëtari i ri i vitit 2019” i është ndarë anëtarit të stafit akademik të UP-së, asistentit Fisnik Asllani.

Këta tituj janë ndarë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pas propozimeve të ofruara nga këshillat shkencorë të fushave përkatëse.

Naim Braha është profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Besnik Krasniqi është profesor i asociuar në Fakultetin Ekonomik, kurse Fisnik Asllani është asistent në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës.

Sukseset e profesorëve tanë në fushat e tyre janë suksese edhe të UP-së, që e dëshmojnë Universitetin e Prishtinës si institucion lider i arsimit të lartë në vend.