UP-ja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Maastricht-it në Holande.

15 Nëntor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka formalizuar fillimin e bashkëpunimit institucional me Universitetin e Maastricht-it në Holande, një institucion i shquar i kërkimit, i njohur edhe për karakterin ndërkombëtar te tij. 

Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi dhe prof. Jan Smits, dekan i Fakultetit Juridik, në emër të Universitetit te Maastricht-it.

Marrëveshja parasheh fillimin e bashkëpunimit në fushat e të drejtës ndërkombëtare, të drejtësisë tranzicionale dhe të drejtës ndërkombëtare penale ne formën e shkëmbimit të ekspertizës dhe stafit, përfshire në mënyre të veçante ofrimin e një kursi studimor për drejtësinë tranzicionale ne kuadër të universitetit veror ndërkombëtar.

Ne takim është diskutuar edhe për hapa te tjerë dhe forma shtesë të bashkëpunimit, qe synojnë aplikimin e përbashkët ne programe për shkëmbimin e studenteve dhe projekte kërkimore.

Ky bashkëpunim është realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Holande dhe tëambasadorit Dren Doli.