Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në programet e doktoratës të ofruara në Universitetin e Prishtinës, që konsultimet për pjesën e provimit të Gjuhës Angleze do mbahen të enjten me 16 nëntor, prej orës 10:00 deri në 11:00, në sallën 86 në Fakultetin e Filologjisë.
Kandidatët mund ta parashtrojnë ankesën e tyre në njësinë përkatëse, ku kanë aplikuar për programin e doktoratës, me datën 15 dhe 16 Nëntor 2023, deri në orën 16:00.
Shqyrtimi i ankesave do të bëhet më 17 nëntor 2023, nga ora 09:00 - 10:00 në sallën 86 në Fakultetin e Filologjisë.