Thirrje për top reels të përvojës suaj në UP

24 Maj 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës është i lumtur të shpallë thirrje për top 10 reels (video jo më të gjata se 90 sek.) që shfaqin përvojat tuaja unike në UP. 

Keni nevojë për pak inspirim? Atëherë, ju mund ta zgjedhni një nga temat në vijim:

• Një ditë e zakonshme në universitet– Rutina juaj e përditshme;

• Jeta juaj sociale si studentë në UP;

• Studimet tuaja në UP – dobitë apo edhe sfidat gjatë studimeve.

Bëhuni kreativ, bëni xhirime dhe na tregoni eksperiencën tuaj në UP!

Top 10 reels më të mira do të shfaqen jo vetëm në platformat tona të mediave sociale, por gjithashtu do të shërbejnë si pika kryesore të kampanjës sonë promovuese për universitetin. Por, kjo nuk është e gjitha, top 10 studentët po ashtu do të përfitojnë nga një dhuratë të personalizuar nga UP-ja.

Afati i fundit për dorëzimet është data:

📅5 qershor 2023.

Kapni momentet e paharrueshme në videot tuaja dhe dërgoni ato në:

📧 [email protected]

Mezi presim të shohim kreativitetin tuaj.