Procesi i zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

10 Nëntor 2022
SHARE

Shpallja e konkursit 24 Tetor 2022

Konkurs për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina''

14 Nëntor 2022

Kandidatët e paraqitur në Konkursin me nr. prot. 3/708, datë 24.10.2022, për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", janë: Prof. Asoc. Dr. Ilir Tolaj, Prof. Asoc. Dr. But Dedaj, Prof. Asoc. Dr. Salih Salihu, Prof. Asoc. Dr. Ermir Rogova, Prof. Dr. Qerim Qerimi dhe Prof. Dr. Sefer Avdiaj. CV-të e kandidatëve janë të qasshme në linqet më poshtë.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", në mbledhjen e rregullt të radhës, e cila do të mbahet më 17.11.2022, do ta shqyrtojë raportin e Komisionit profesional me propozimin e listës së kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet e parapara për t'u zgjedhur rektor, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me konkurs.
Në rast të miratimit të listës së propozuar, Këshilli Drejtues do t'i intervistojë kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim. Në këto intervista secili kandidat prezanton një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në shërbim të transparencës së procesit, do ta përditësojë informacionin lidhur me të gjitha fazat e procesit të konkursit për zgjedhjen e rektorit të UP-së. Në frymën e kërkesës për transparencë të plotë ndaj çdo faze të përzgjedhjes, UP ka ftuar ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile që të monitorojnë procesin e zgjedhjes së rektorit.

CV-të e kandidatëve 14 Nëntor 2022

Publikimi i CV-ve të kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

17 Nëntor 2022

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", në mbledhjen e mbajtur më 17.11.2022, ka miratuar Raportin me nr. prot. 4-319, datë 14.11.2022, të komisionit profesional për propozimin e listës për rektor, sipas Konkursit me nr. prot. 3/708, datë 24.10.2022. 
Kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim, e të cilët do të intervistohen nga Këshilli Drejtues, janë: Prof. Asoc. Dr. But Dedaj, Prof. Asoc. Dr. Ermir Rogova, Prof. Asoc. Dr. Ilir Tolaj, Prof. Dr. Qerim Qerimi dhe Prof. Dr. Sefer Avdiaj.
Intervistimi i kandidatëve do të bëhet sipas agjendës që do të miratohet nga Këshilli Drejtues, në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet më 18.11.2022, si vazhdim i mbledhjes së datës 17.11.2022.

18 Nëntor 2022

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.11.2022, si vazhdim i mbledhjes së datës 17.11.2022, ka miratuar agjendën e intervistimit dhe votimit të kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas Konkursit me nr. prot. 3/708, datë 24.10.2022.
Intervistimi i kandidatëve do të bëhet me datë 21.11.2022, me fillim prej orës 10:00, në sallën e Senatit të UP-së. Në këto intervista, secili kandidat, përmes shpalosjes së programit të tij, do të prezantojë një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese.
Votimi për zgjidhjen e rektorit do të bëhet pas intervistimit të kandidatëve, me datë 21.11.2022, sipas procedurave të përcaktuara me Statutin e UP-së.
Në frymën e zotimit për transparence të plotë ndaj çdo faze të përzgjedhjes, Këshilli Drejtues fton ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile, për monitorimin e këtij procesi.

Zgjedhja e Rektorit 21 Nëntor 2022

Këshilli Drejtues, në mbledhjen e mbajtur më 21.11.2022, ka intervistuar kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të përcaktuara me Konkursin me nr. prot. 3/708, datë 24.10.2022, mbështetur në Raportin me nr. prot. 4/319, datë 14.11.2022, të komisionit profesional për propozimin e listës për rektor. Pas intervistimit të kandidatëve, në pajtim me dispozitat e Statutit, është zgjedhur rektori i UP-së përmes procedurës së fshehtë të votimit.

Me gjashtë (6) vota për, rektor i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", për mandatin deri më 30.9.2024, është zgjedhur Prof. Dr. Qerim Qerimi, mësimdhënës në Fakultetin Juridik (UP).