APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË PROGRAMIN E LANSUAR NGA MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT DHE UP-JA

07 Tetor 2021
SHARE

Në bazë të memorandumit të bashkëpunimit, të nënshkruar ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, MKRS-ja lanson programin për punë praktike për studentët e UP-së.

Kjo iniciativë ka për qëllim avancimin e studentëve në programet që lidhen me fushëveprimin e MKRS-së si përkushtim institucional për të mbështetur aftësimin e studentëve për tregun e punës dhe njëkohësisht të avancojë në përmbushjen e prioriteteve strategjike të ministrisë.

Fakultetet dhe profilet që targetohen përmes kësaj thirrjeje janë:

  • Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit;
  • Fakulteti i Arkitekturës;
  • Fakulteti Ekonomik;
  • Fakulteti Filozofik – drejtimet e Psikologjisë, Historisë, Sociologjisë, Shkencave Politike, Etnologjisë, Antropologjisë dhe Arkeologjisë;
  • Fakulteti i Filologjisë – drejtimi i Gazetarisë;
  • Fakulteti i Mjekësisë;
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë  – drejtimet e Ndërtimtarisë dhe Gjeodezisë;
  • Fakulteti i Arteve  – drejtimi i Dizajnit;
  • Fakulteti i Edukimit;
  • Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore  – drejtimi i Kimisë;
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike - drejtimi i Inxhinierisë Kompjuterike.

Aplikimi do të bëhet përmes platformës www.kosovogenu.com -> Shpallje -> Programi për punë praktike në MKRS dhe institucione vartëse për studentët e UP-së.

Për detajet tjera rreth këtij konkursi, klikoni KËTU

Afati i fundit për aplikim: 23 tetor 2021