NJOFTIM RRETH PËRGATITJEVE PËR KONKURSIN PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE THEMELORE – BAÇELOR

14 Korrik 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit akademik 2021/22, bazuar në propozimet e njësive akademike, planifikon të shpall konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor.

Në njoftimin e bashkëngjitur, programet studimore të hijezuara me ngjyrë të verdhë dhe me tekst ngjyrë të kuqe aktualisht janë në proces të akreditimit, përkatësisht ri-akreditimit, ndërsa programet tjera të listuara kanë akreditim valid.

Konkursi për pranimin e studentëve do të shpallet konform vendimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për akreditimin e programeve dhe pas miratimit të numrit të studentëve nga MASHTI.

Pas pranimit të vendimeve të lartpërmendura, konkursi do të publikohet në të gjitha platformat elektronike të Universitetit të Prishtinës.

Për njoftimin e plotë klikoni KËTU