UP-ja dhe HERAS Plus shpallin thirrje për trajnim në fushën e përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve

21 Maj 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me projektin “HERAS Plus”, shpall thirrje për aplikim për të përfituar nga programi i trajnimit dhe mentorimit në fushën e përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve

Programi ka për synim përgatitjen dhe fuqizimin e kandidatëve për të hartuar projektpropozime, si dhe për të menaxhuar projekte, të cilat do të kualifikohen për t’u financuar nga instrumente financiare vendore ose ndërkombëtare.

Programi do të ofrohet për 20 kandidatë, anëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës, të cilët shprehin interesim të aplikojnë dhe të cilët i plotësojnë kriteret dhe kualifikimet e specifikuara në thirrje.

Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në formë elektronike, si një dosje e vetme, në e-mail adresën: [email protected], deri më 31 maj 2021, në orën 16:00.

Të gjitha të dhënat e tjera mund t'i gjeni në dokumentet në vijim:

Thirrja e plotë

Pyetësori për trajnim