UP-ja shënon Ditën Botërore të Tokës – 22 prillin

22 Prill 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shënuar sot Ditën Botërore të Tokës, me aktivitet simbolik të mbajtur në oborrin e Rektoratit të UP-së.

Gjatë këtij aktiviteti, rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, si dhe përfaqësues të Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbollën lule në këtë hapësirë.

Rektori Sahiti u shpreh i lumtur që së bashku me partnerë, dhanë një kontribut simbolik në shënimin e kësaj dite. Ai theksoi që duhet një përkujdesje më e madhe për planetin, që degradimi i tij të ndalet e të mos vazhdoj edhe më tutje.

Në anën tjetër, edhe presidenti i KOK-ut, z. Ismet Krasniqi, bëri thirrje që të kontribuohet për një tokë sa më të pastër.

 

Dita e Tokës shënohet çdo vit nga Universiteti i Prishtinës, në shenjë të mbështetjes së kauzave për mbrojte të mjedisit.