Erasmus+ në Nysa University, Poloni

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Nysa University, Poloni

Universiteti i Prishtinës, hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2020 për mobilitete në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa, Poloni, në kuadër të programit Erasmus +  të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-    Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor
-    Dhe shkëmbim stafi akademik dhe administrativ

Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Baçelor në Universitetin e  Prishtinës  në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve.

Fushat e mobilitetit:
-    Architecture
-    Computer Science
-    Finance and Accounting
-    English/German Philology Business English
-    Management and Production Engineering

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
-    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj)
-    Certifikata e notave
-    CV (në gjuhën angleze)
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
-    Certifikata e gjuhës angleze(minimum niveli B2)
-    Kopjen e pasaportës
-    Learning Agreement (shkarko këtu)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre në Universitetin e Prishtinës.
Për t’i përzgjedhë lëndët (spring semester) në kuadër të programeve të ofruara më lartë, klikoni këtu:
http://www.pwsz.nysa.pl/index.php?p=25,223,0,0,38,0

Keni të drejtë të përzgjidheni  vetëm ato lëndë që ofrohen për semestrin pranveror (spring semester), që përbëjnë jo më pak se 30 ECTS në total.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për staf:
-    CV
-    Letër motivuese
-    Një dokument që jeni stafi UP-së
-    Kopjen e pasaportës

Afati për aplikim është: 6 dhjetor 2019

Dokumentet me titull "University of Nysa" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm  në pdf.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në:
Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej nr. 111, Prishtinë.