Erasmus + në Philipps-Universität Marburg, Gjermani

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa semestri veror 2020 për mobilitete në Philipps-Universität Marburg, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime për një semester (Baçelor dhe Master)
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Për fushat/programet e mobilitetit kliko këtu:
https://www.uni-marburg.de/en/studying/degree-programs/sciences

Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

- Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’dhe kanë notë mesatare mbi 8.00  , në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg).

Kohëzagjatja e bursave:
- Baçelor dhe Master (1 semester, 5 muaj)
- Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 +2 ditët e udhëtimit)

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
- Certifikata e notave/Transkripta
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- CV(në gjuhën angleze)
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
- Certifikata e gjuhës angleze
Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet certifikata të nivelit minimum B1, për programet në gjuhën gjermane minimum niveli B2.

Ju duhet të aplikoni në Philipps-Universität Marburg për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe kreditë t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
- Kontrata e punës me UP-në
- CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)
- Certifikata e gjuhës së huaj (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)
Stafi akademik i përzgjedhur është i obliguar që minimum të realizojë 8 orë mësim/ligjerim në Universitetin e Marburgut
- Ftesë/konfirmim nga një profesorë te njësisë Akademike përkatëse!

Për programet e studimit të ofruara në “Philipps-Universität Marburg” ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:
https://www.uni-marburg.de/en/studying/degree-programs/sciences

Afati për aplikim është deri me  24 nentor 2019.

Dokumentet me titull "Philipps-Universität Marburg" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected] Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument, në pdf.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.

Factsheet incoming students