Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hapë thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së (semestri veror 2019/2020) në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, në programin:

- Kimi

 Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Master dhe PhD.

Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Master (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)
- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)

Kohëzagjatja e bursave:
1 semestër, rreth 5 - 6 muaj për studentë,

Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (850) euro
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/Transkripta,
- CV (në gjuhën angleze),
- Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze),
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze),
- Vërtetim për statusin e  studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon semestrin/vitin e studimit),
- Certifikata e gjuhës angleze (ose gjuhës gjermane minimumi) niveli B2,
-   Learning Agreement.
(Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju (studentët) duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Prishtinës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Justus-Liebig-Universität Giessen ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare: http://www.uni-giessen.de/international-pages/language-courses/in.

Ndërkaq, për modulet në gjuhën gjermane, vizitoni uebfaqen:
https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/mv

Keni kujdes, në Learning Agreement ju duhet të zgjedhni vetëm lëndët e semestrit verorë (SoSe) që ofrohën në Justus-Liebig-Universität Giessen, që përbëjnë jo më pak se 20 ECTS në total.

Afati për aplikim deri më:  10 nëntor 2019
Dokumentet me titull "Justus-Liebig-Universität Giessen" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një fajll, si PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.