Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Latvia

Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Latvia

Hapet Thirrja për shkëmbim stafi në Programin Erasmus + Mobility në Riga Technical University, Latvia

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim  për mobilitete për  në Riga Technical University, Latvi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin stafi akademik

Fushat e mobilitetit përfshijnë:

Arkitekturë, Shkenca kompjuterike, Teknologji informative, Inxhinieri Mekanike dhe Ekonomi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

1.      Dëshmi që jeni staf i Universitetit të Prishtinës

2.      CV  ( në gjuhën angleze)

3.      Listën e publikimeve

4.      Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze ( minimumi niveli B2)

5.      Një kopje të pasaportës

6.      Planin për mobilitet. Shkarkoni dokumentin këtu

Dokumentet e kërkuara ju lutëm bashkëlidhni në një dokument të vetëm në PDF dhe dërgoni në adresën: [email protected]

Data e fund për aplikim:  25 Shtator 2019!