Erasmus+ në "Universitetin e Zagrebit”

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Universitetin e Zagrebit”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin  pranveror në "Universitetin e Zagrebit”, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin pranveror 2020.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime BA, MA, PhD (një semestër);
- Shkëmbimin e stafit.

Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër.

PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe duhet ta kenë një konfirmim nga një profesor që do të bëjë mentorimin gjatë periudhës në fjalë.
Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Universitetin e Zagrebit, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare, si më poshtë:  http://www.unizg.hr/homepage/

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin master:

- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.

Afati për aplikim për semestrin pranveror është deri më 24 shtator 2019.

Dokumentet me titull “University of Zagreb" duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dokument të vetëm në PDF. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.