Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në OTH Regensburg, Gjermani për staf akademik

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2019/20 në Universitetin e "Ostbayerische Technische Hochschule Regensburg", Gjermani në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik

Fushat e mobilitetit janë:
- Fakultetit Filozofik, Departamenti i Punës Sociale

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- CV (në gjuhën angleze)
- Letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
- Kontrata e punës
- Certifikata e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
- Mobilty Agreement

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me datën 18 shtator 2019.

Dokumentet me titull "OTH Regensburg Application" mund t’i dërgoni në adresën elektronike:  [email protected], të bashkëlidhura në  një dokument të vetëm, në PDF.