Erasmus+ në Midle East Techincal University (METU), Ankara Turqi

Hapet Thirrja për Bursë në programin Erasmus+ në Midle East Techincal University (METU), Ankara Turqi

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët për semestrin dimëror 2019 për mobilitete në Medle East Technical University në Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Master, nga të gjitha fushat.

 Studentët duhet të jenë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar semestrin e parë të studimeve përkatëse dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

- Transkripta e notave,

- Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së,

- Nota mesatare mbi 8.00,

- Letër motivimi,

- Kopja e pasaportës,

- Certifikata e gjuhës angleze (niveli gjuhës angleze B2),

- Learning Agreement.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Midle East Technical University, Turqi, ju lutem vizitoni ueb faqet zyrtare, si më poshtë:

https://www.metu.edu.tr/graduate-programs-and-degrees-offered-odtu

Ju duhet të aplikoni në Midle East Technical University  për programe dhe lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj në UP, kjo për arsye që lëndët dhe ECTS - kreditë t’ju njihen kur të ktheheni për të vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Afati për aplikim për semestrin dimëror: 15 korrik 2019

Dokumentet e skanuara duhet t’i dërgoni me titull ‘’METU’’ në emalin: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm, në PDF.

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.