Erasmus+ në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani per Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hapë thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2019/2020në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe  Master (4,5 muaj)
- Shkëmbimin e stafit akademik

Bachelor - studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni, si më poshtë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Master - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.
Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: https://www.hs-anhalt.de/nc/en/study/orientation/study-guide/detail/biomedical-engineering-master-of-science.html
https://www.hs-anhalt.de/nc/en/study/orientation/study-guide/detail/elektro-und-informationstechnik-master-of-engineering.html
(https://www.hs-anhalt.de/nc/studieren/orientierung/studienangebot/detail/photovoltaics-engineering-science-master-of-science.html)
 

Fushat e mobilitetit janë:
Studentet Bachelor dhe Master të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Departamentet:
1. Elektroenergjetikë
2. Elektronikë
3. Automatika e Kompjuterizuar dhe Robotika

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
- Certifikata e notave/Transkripta
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës
- Portfolio për studentet e Arkitekturës.


Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 14 qershor 2019
Dokumentet me titull "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dosje ne formatin PDF ne një e-mail.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.