Erasmus+ në Universitetin Anadolu në Turqi

Universiteti i Prishtinës, në kuadër të programit Erasmus+ hap thirrje për në Universitetin Anadolu  në Turqi

 

Lloj i mobilitetit:

Shkëmbim stafi 

Të drejtë aplikimi kanë stafi i Universitetit të Prishtinës nga fusha e shkencave Shoqërore.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  1. CV,
  2. Letër motivuese,
  3. Një dokument që dëshmon qe jeni në marrëdhënie punë në UP,
  4. Kopja e pasaportës (faqja që përmban të dhënat tuaja),
  5. Njohja e gjuhës angleze apo turke është e domosdoshme. 

Dokumentet me titull "Anadolu University" duhet të dërgohen të skanuara në adresën elektronike: [email protected] Luteni që të gjitha dokumentet t’i bashkëlidhni në një dokument të vetëm në PDF.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Data e fundit për aplikim është 5 Maj 2019
 

Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, 111, Prishtinë.