Erasmus+ në Universitetin Karaman të Turqisë

Universiteti i Prishtinës, në kuadër të programit Erasmus+ hap  thirrje për Bursë në Universitetin Karaman të Turqisë

Bursat janë të dedikuara për studentë dhe staf  të Universitetit të Prishtinës nga fusha:

- Civil Engineering
- Sport

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

- Certifikata e notave/Transkripta  (në gjuhën angleze)
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Certifikata e gjuhës angleze

Ndërsa për studentët e nivelit PhD, duhet paraprakisht të kontaktoni një profesor nga Universitetin në fjalë, i cili do shprehë gatishmëri të mbikëqyrë punën tuaj.

Dokumentet me titull “Karaman University" duhet të dërgohen të skanuara tek: Afërdita Rexhepi  në adresën elektronike [email protected]. Luteni që të gjitha dokumentet t’i bashkëlidhkeni në një dokument të vetëm në PDF.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Data e fundit për aplikim është 3 Maj 2019
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, 111, Prishtinë.